June 23, 2021
Portali Shprehja

Lehtësohen masat restriktive, ora policore nga mesnata deri në 4 të mëngjesit

Nga nesër ora policore do të zgjatë vetëm 4 orë, përkatësisht intervali i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve do të jetë prej në mesnatë deri në 04 të mëngjesit për dy javët e ardhshme. Në vendimin e Qeverisë të miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive, vetëm nesër mbrëma në natën e festës së Bajramit nuk do të ketë fare orë policore. Ky vendim mbetet si i mëparshmi që heqja e orës policore do të jetë ndërmjet natës së 12-13 majit për hir të festës së besimtarëve mysliman në vend.

Nga e mërkura e 12 majit lëvizja e lirë e qytetarëve do të jetë nga ora 5 mëngjes deri në 00 në mesnatë. Objektet gastronomike me pjesë të hapura si tarraca dhe kopshte mund të punojnë deri në ora 23:30.
Qendrat e fitnesit dhe të stërvitjeve fillojnë me punë, por me protokolle si më parë të posaçme anti-kovid – njoftojnë nga Qeveria.

Por, çfarë efekti në fakt do të ketë ndalimi i kufizimit të lirë pas mesnatës, kur zakonisht në atë kohë nuk ka aq shumë lëvizje? Epidemiologu Aleksandër Stojanov thotë se kjo masë nuk u hoq plotësisht për shkak të ndalimit të grumbullimit të të rinjve si në hapësira të jashtme ashtu edhe brenda.

Grumbullimi është problemi kryesor dhe asgjë tjetër. Ka një vit e gjysmë që e flasim për të mos u mbledhur njerëzit, pavarësisht në parqe, koncerte, lojëra sportive, shkuarja në kishë e xhami. Nuk ka lidhje, virusi nuk bën dallime atij i duhet grup të mblidhen njerëzit dhe lehtësisht të infektohen – tha Aleksandar Stojanov, ish-Epidemiolog.

Lehtësimi i masave restriktive për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga virusi korona vjen si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, thonë autoritetet shëndetësore. Apeli i tyre është që përkundër këtij lehtësimi, të respektohen masat e mbetura si ruajtja e distancës, mos grupimi i njerëzve më shumë se katër persona si dhe mbajtja e maskave, pa dallim se kush është vaksinuar.

Adnan Qaili

.

Të Ngjajshme

Bekteshi: Këtë vit nuk do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Bekteshi: Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por shërben për të mbrojtur ambientin

admin

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

admin

Leave a Comment