November 30, 2020
Portali Shprehja

Lekaj: Nëse nuk votohet Haradinaj për president vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se në rast se koalicioni qeverisës nuk arrin të dakordohet që të votohet për president Ramush Haradinaj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Lekaj shtoi se Haradinaj me liderët e vendit duhet ta ketë shtjelluar këtë temë.

“Nëse nuk bëhet ndonjë dakordancë që të votohet Haradinaj për president, vendi duhet të shkojë në zgjedhje pa dakordancë dhe pa kompromis”, tha Lekaj në T7.

Ai tha se i pari i AAK-së ka takime me Thaçin, Veselin e Mustafën dhe në këtë drejtim “shtjellohen të gjitha çështjet për koalicionin dhe pengesat”.

“Aty me siguri është shtjellu edhe çështja e presidentit”, tha ai ndër të tjera.

Ndryshe, i pari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shprehur ambicie për të parin e shtetit, ndërsa GP i partisë së tij ka deklaruar se nuk e votojnë askënd për tjetër president përveç kryetarit të partisë së tyre.

Të Ngjajshme

Itali/ 8 milionë euro paketë financiare për punonjësit dhe profesionistët në vështirësi

admin

Kush kursen më shumë në rajon? Shqiptarët të parët, maqedonasit të dytët

admin

Ministri i Jashtëm i Holandës: Nuk shohim asnjë progres në Shqipëri për hapjen e negociatave

admin

Leave a Comment