Roma ka arritur një sukses të shkëlqyeshëm ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Evropës. Rezultati 2-0 që e vendos skuadrën e Mourinhos në një pozicion të shkëlqyer, por i kushtoi shtrenjtë, sepse Lorenzo Pellegrini dhe Andrea Belotti pësuan lëndime të rënda.
I pari madje ka bërë 30 qepje, do të mungojë me siguri ndaj Sassuolo dhe shpreson të jetë gati për kthimin ndaj spanjollëve. Nga ana tjetër, sulmuesi mund të ketë thyer kyçin e dorës.
Kapiteni verdhekuq mori një plagë të thellë në zonën fronto-parietale. Një problem serioz, shumë i rëndë, që i detyroi mjekët t’i bënin 30 qepje. Ai nuk do të jetë ndaj Sassuolos të dielën e ardhshme, do të vlerësohet sërish të hënën më 13 mars.
Menjëherë u kuptua se problemi ishte serioz, pasi u gjakos. Pasi u mjekua, futbollisti u largua nga fusha dhe përfundoi drejt e në “Villa Stuart”, ku kaloi natën, gjithashtu në shoqërinë e gruas së tij. Lojtari iu nënshtrua testeve të mëtejshme, që përjashtuan një dëmtim në kokë.
Lajm i keq edhe për Belottin, që pësoi dëmtim në kyçin e dorës në ndeshjen kundër Real Sociedad. Paraditen e së premtes ai ka kryer testet instrumentale, të cilat evidentuan problemin. Ai me siguri nuk do të jetë kundër Sassuolos.
.