October 4, 2023
Portali Shprehja

Lëndohen dy policë gjatë arrestimit të një personi në Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Gjakovë, dhe se gjatë arrestimit të tij dy policë janë lënduar.

I dyshuari kishe rezistuar të arrestohet, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Voziti me shpejtësi 228 km/h në autostradë, gjobitet me 300 euro

admin

Pengojnë punëtorët e kontraktuar nga Komuna e Istogut, kanosin edhe zyrtarët policorë – arrestohen dy persona

admin

Degradim dhe shkatërrim i mjedisit në fshatrat e Zveçanit, policia dërgon tre kamionë për verifikim të dokumentacionit në terminalin doganor

admin

Leave a Comment