December 4, 2021
Portali Shprehja

Lëndoi një fëmijë në aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, rasti shkon në procedurë të rregullt

Më 6 nëntor 2021, rreth orës 14:25, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit Mercedes (kamionët) me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, i cili ishte duke lëviz përgjatë rrugës “Nexhat Fanaj”, lagjen Bajram Curri në Prizren dhe ky vozitës kur arrin përball shkollës fillore “Fatmir Berisha”, e godet fëmijën (nxënësin) që kishte qene duke lëviz në atë pjesë të rrugës dhe pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e Policisë thuhet se drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.

Tact Watches

“Prindi e dërgoi ne emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në  shtëpi”, thuhet në njoftim.

Zyrtarë profesional nga Njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një person përfundon në spital, u ther me thikë në Prishtinë

admin

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

admin

Tentoi të kontrabandonte ari e argjend, i gjenden stolitë e fshehura në bagazh udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

admin

Leave a Comment