October 2, 2022
Portali Shprehja

Lervolino: Nëse duan, e riluajmë sfidën me Juventusin

Juventusi dhe Salernitana kanë luajtur baras 2-2, e cila u mbyll me shumë polemika, për faktin se Juventusi shënoi golin e fitores, që pastaj u anulua nga sitemi “VAR”, për pozitë jashtë loje. Por pamjet e reja kanë treguar se Antonio Kandreva i Salernitanas, ishte më i avancuar se Bonuçi dhe se goli ka mundur të pranohet.

Gjithsesi pas anulimit të golit pati një përplasje të madhe mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku u shpërndanë edhe disa kartonë të kuq. Në mediat italiane qarkulluan lajme edhe për një ndeshje të riluar mes Juves e Salernitas, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gjithsesi presidenti i skuadrës mysafire, Danilo Lervolino, nuk i frikësohet një ndeshje tjetër me Juventusin.

“Gabimet e gjyqtarëve në ndeshjen me Juventusin? Nëse ata kanë dëshirë ta riluajnë ndeshjen atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Nuk mendoj se episode të gjyqtarëve mund të fshijnë paraqitjen e skuadrës, ndoshta ishte një faull për ne, në aksionin që Juventusi fitoi penalltinë.

VAR është një instrument ende i ri dhe mund të përmirësohet, por ju siguroj se gjyqtarët nuk kishin asnjë qëllim negativ. Ndaj Juventusit më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, nuk luajtëm si provincial. Salernitana është e fortë dhe dhuroi spektakël”, deklaroi numri një i skuadrës nga Salerno.

.

Të Ngjajshme

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

admin

Bosnja mban zgjedhjet e përgjithshme

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit

Leave a Comment