January 28, 2022
Portali Shprehja

Letër e hapur dhe disa kërkesa tona ndaj presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani

Letër e hapur dhe disa kërkesa tona ndaj presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani

Tact Watches

Paevitueshmërisht, e nderuara presidente Osmani,
na lejoni që së pari, në emër të Forumit Ekonomik AFEDS, me seli në Medvegjë, në mënyrë të përzemërt të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për gjithçka që thatë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për shqiptarët në Serbi, përkatësisht për problemin tonë të kahmotshëm, pasivizimin e adresave.

Ne, si organizatë, në vazhdimësi kemi shpreh dhe po shprehim shqetësimet tona për situatën në fjalë.

Pasivizimi i adresave të banorëve vendas të qyteteve shqiptare në Serbi, nga të gjithë, por sidomos nga organizata jonë, AFEDS, ka marr përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kësisoj, në, shprehim gëzimin tonë që, më në fund, konkretisht, diçka ka filuar të lëvizë dhe për këtë, siç e thamë në fillim, iu jemi mirënjohës juve dhe gjithë spektrit politik në Kosovë.

E nderuar znj.presidente, ajo që është bërë nga ju, është për t’u duatrokitur por fatkeqësisht kjo nuk mjafton.

Duke shfrytëzuar letrën publike, na lejoni që t’ju bëjmë disa pyetje, përkatësisht disa kërkesa modeste për shtetin e Kosovës por thelbësore për shqiptarët e Serbisë:

Forumi Shqiptar per Zhvillim Ekonomik ne Serbi-AFEDS, vazhdon të insistoj se shqiptarëve në Serbi, të cilëve iu janë pasivizuar adresat, është mirë t’iu jipet e drejta themelore, ajo e ekzistencës, si refugjatë,në Kosovë!Në mënyrë që të paisen me një dokument që është ekuivalent me një letërnjoftim të rregullt por njekohesisht i mban afer dhe lidhur me vendlindjet e tyre në Serbi.

Statusi “refugjat” do të mundësoi që kjo masë e madhe të ushtroi të drejtën e votës nga Kosova për fatin e tyre dhe bashkvendasëve të tyre të pa pasivizuar akoma në Serbi.

Kështu do fillojmë të flasim me shifra te sakta për numrin e refugjatëve, kategori e pa njohur deri me sot, refugjatë nga pasivizimi!
Në kuadër të kësaj, ne mendojmë se Kosova do të mund të përfitoj ndihma edhe nga organizatat ndërkombëtare.

Tutje, duke qenë se dokumenti nënshtetësisë së Kosovës, fatkeqësisht, për shkak të rrethanave politike të kohës, është më pak i vlefshëm ndërkombëtarisht se se dokumenti i nënshtetësisë serbe, ne mendojmë dhe njëkohësisht besojmë se edhe ju jeni të njëjtit mendim, që, çfarëdo lloj iniciative për ne, që do të merret nga ju në një të ardhme të afërt, të jetë në koordinim me qeverinë shqiptare në Shqipëri, në mënyrë që ajo, të akordoi shtetësi shqiptare për shqiptarët në Serbi, siç kanë bërë edhe shtetet për rreth me pakicat e tyre në Serbi.

Këto dy veprime paralele në Kosovë dhe Shqipëri do ta amplifikonin mjaftueshëm dukurin e pasivizimit i cili për momentin shpresë të vetme ka në drejtësinë ndërkombëtare, por që faktori është determinues!

Duke shpreh edhe një herë falenderimet tona të përzemërta, ju përshëndesim ngrohtësisht dhe ju dëshirojmë punë të mbarë!

Me respekt e nderime, AFEDS

Të Ngjajshme

Rama: Jam i vetmi pa titull shkencor kam vetëm Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

admin

Togerja Liridona Baftjari-Jashari shpallet studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll

admin

Meta sulmon Ramën dhe Bashën: Koalicionit “bravo-brava” do ti recitoj poezinë “Ina-Ina”

admin

Leave a Comment