Karim Benzema shenjtërohet si një nga legjendat e mëdha të Realit të Madridit dhe një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit mbretëror. Goli i tij kundër Levantes (ndeshje e mbyllur sonte 6-0) në minutën e 19-të e bën francezin një nga më të mëdhenjtë e klubit.
Pasi parakaloi legjenden Di Stefanon më 9 mars me tregolëshin historik kundër PSG-së, numri 1 i “Los Blancos” barazoi 323 golat e Raulit me finalizimin e tij kundër Levantes (golin e dytë të ndeshjes) për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Realit të Madridit, i kaluar vetëm nga Cristiano Ronaldo (451).
Me golin e radhës (çështje kohe) kuptohet do ta lërë pas Raulin. Në kampionat Benzema ka shënuar 219 gola dhe është ende pas Raulit (228) dhe, natyrisht, edhe pas Cristianos (312).
Real Madrid sonte luajti tenis ndaj Levantes, ekipi i fundit i La Liga dhe qe ra zyrtarisht nga kategoria. Golin e parë e shënoi Mendy (13’) pas asistit të Modric, më pas realizuan Benzema (19’), Rodrygo (34’) dhe Vinicius Junior (45’), përsëri i shërbyer nga Modric, e sërish braziliani (68’), pas pasimit të marrë nga Benzema.
Vinicius relizoi të tretin personal në minutën e 83-të. Per Realin ishte nje stervitje e bukur teksa ndryshe nga Atletico Madrid, Levante ka duartrokitur kampionet dhe ka krijuar koridorin e zakonshem.
.