18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Lëvizja BESA: Iku Marrëveshja e Ohrit, duhet RIDEFINIMI

“Sot në përvjetorin e 18 të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mund të konstatojmë se bash atëherë kur duheshte të gëzohen frutat e një maturimi 18 vjeçar të një Marrëveshje historike, pikërisht iniciesit e kësaj marrëveshje politike vendosën të varrosin të njëjtën. Marrëveshja e Ohrit duheshte të shërbeje si afrim mes dy popujve më të mëdhenjë në Maqedoninë e Veriut dhe fryma që buronte nga kjo kornizë duheshte të vazhdojë aq sa edhe vetë funksionimi i shtetit, por për fat të keq atyre që u ra në hise që të implementojnë këtë marrëveshje politike, të njëjtit e devalvuan e shtrembëruan dhe ja humbën kuptimin që në fund edhe e varrosën, duke lënë ende çështje të hapura për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet”, theksohet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA përmes politikave konzistente, reale dhe qëllim mira që nga themelimini saj njoftoj se Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si bazë ndërsa realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve duhet të bëhet përmes “RIDEFINIMIT” të raporteve brenda etnike dhe se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë si shtet stabil, i drejtë dhe i zhvilluar vetëm përmes një marrëveshje të re politike që do jetë produkt i kompromisit të dy popujve më të mëdhenjë në shtet, atij shqiptar dhe atij maqedonas.

Artikuj të ngajshëm

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

shprehja

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja