February 28, 2021
Portali Shprehja

Lëvizja Besa reagon pas vendimit për “Monstrën”: Nevojiten reforma të menjëhershme në gjyqësor

Partia që është pjesë e pushtetit, Lëvizja Besa përmes një komunikate ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”. Nga kjo parti thonë rasti është i montuar dhe kërkojnë reforma në gjyqësorë.

“Për fat të keq gjyqësori ka humbur kredibilitetin deri në atë masë sa gjithçka që sillet si vendim është gjenerator kryesor i pakënaqësive. Duke kuptuar ndjeshmërinë e rastit në fjalë dhe publicitetin gjatë këtyre viteve si dhe gjitha indikacionet se kemi të bëjmë me një rast të montuar dëshmon nevojën e menjëherëshme për reforma në gjyqësor dhe ndërtimin e një sistemi kredibil.Urojmë që instancat më të larta gjyqësore të sjellin vendime më të drejta dhe mos të lejohet që në burg të vuajnë njerëz të pafajshëm ndërsa kriminelët e vërtetë të shëtiten të lirë.”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

 

.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Nuk është diskutuar për shkarkime, u sqaruan të gjitha sonte

admin

Koka: Arrestimet dhe paraburgimi i protestuesve ka për qëllim frikësimin

Redaksia 2

Deponia në Vizbeg, ende po pastrohet

admin

Leave a Comment