November 30, 2020
Portali Shprehja

Lëvizje e papritur e Trumpit, Giuliani: Po tërhiqemi nga proceset gjyqësore në Michigan

Avokati i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rudy Giuliani, tha se fushata e republikanit po tërhiqet nga proceset gjyqësore në lidhje me zgjedhjet në Michigan.

Masa përfaqëson dështimin e fundit në përpjekjet e fushatës për të sfiduar fitoren e parashikuar të zgjedhjeve të demokratit Joe Biden, raporton CNBC.

“Ne po tërhiqemi nga procesi gjyqësor në Michigan”, tha Giuliani në një deklaratë.

Procesi gjyqësor i fushatës së Trumpit u përpoq të parandalonte qarkun e Wayne, në të cilin ndodhet qyteti i Detroit, të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve dhe që ato fletëvotime të mos numërohen deri në numërimin përfundimtar.

Ndryshe, Biden deri më tani ka mbi 300 vota elektorale gjersa Trump 242 sosh gjersa kandidati që siguron 270 vota, shpallet edhe fitues i garës së zgjedhjeve për president të SHBA-së.

Të Ngjajshme

Kush kursen më shumë në rajon? Shqiptarët të parët, maqedonasit të dytët

admin

Ministri i Jashtëm i Holandës: Nuk shohim asnjë progres në Shqipëri për hapjen e negociatave

admin

Mbledhja urgjente në LDK, merr pjesë edhe Avdullah Hoti

admin

Leave a Comment