September 29, 2022
Portali Shprehja

Lewandowski apo Benzema? Puyol zgjedh “Topin e Artë”, qorton Barçën për… Messin

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, konsideron se Robert Lewandowski e meriton ta fitojë “Topin e Artë”. Ai theksoi se, së bashku me Karim Benzema, polaku është një nga “9” më të mirët në botë sot.

Carles Puyol, i cili i bëri këto deklarata në prezantimin e “Torneig Solidarit de Pàdel XAP”, ku filloi duke lëvduar Lewandowski. Në fakt, e nisi duke iu drejtuar ironisë: “Më duhet t’i dërgoj disa proshuta (polaku e zgjodhi atë mes katër mbrojtësve më të mirë)”.

Më pas, ai ishte plot lëvdata për Robert, duke theksuar cilësinë e tij si futbollist dhe aftësinë për t’i vendosur ndeshjet. “Robert është një nga sulmuesit më të mirë në botë, dhe jo vetëm për shkak të golit që ka në gjak. Ai çmarkohet, di ta mbajë topin, di të kombinojë… Shpresoj që të fitojë “Topin e Artë’. E meriton për vitet e mira që ka pasur, por tani duhet ta fitojë te Barça. Do të jetë një shenjë e mirë”.

Puyol u pyet edhe për duelin mes sulmuesve, Lewandowski dhe Karim Benzema, në La Liga. Lavdërimet për sulmuesin e Real Madridit nuk i kurseu as Carles. “Benzema dhe Lewandowski janë dy nga ‘9’ më të mirë aktualisht. Benzema ka shpërthyer me Real Madridin që kur u largua Cristiano, ndërsa Lewandowski ka pasur disa vite të jashtëzakonshme te Bayern Munich”.

Nga ana tjetër, Carles Puyol konsideroi se një opsion i mirë do të ishte rikthimi i Leo Messit te Barça, kur të përfundojë koha e tij me PSG. “Nuk është shumë vonë që Messi të kthehet. Kontrata e tij përfundon dhe shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti. Është gjithashtu një vit i Kupës së Botës”.

Në çdo rast, ish-kapiteni i Barçës e bëri të qartë se rikthimi i mundshëm i argjentinasit “varet nga Xavi dhe Leo, por Messi gjithmonë do të pritet mirë te Barça”.

.

Të Ngjajshme

Juventus-Inter pakt? Vizita e Andrea Agnellit te selia e Steven Zhang: ja për çfarë folën!

admin

“Jemi njerëz të sëmurë dhe të vegjël” Familja e Ronaldos reagon ndaj Portugalisë!

admin

Thotë mjaft dhe e lë futbollin në moshën 35-vjeçare: kampion evropian me Chelsean e Di Matteos

admin

Leave a Comment