January 23, 2022
Portali Shprehja

Lewandowski i papërmbajtshëm, “poker” i Bayernit në transfertë

Nuk përmbahet Bayern Munich. Poker i gjigantëve bavarezë në fushën e FC Cologne, tri pikë të tjera që konsolidojnë kreun. Spikat sërish i përhershmi, bomberi polak, Robert Lewandowski. Ai shënoi tre nga katër golat e kësaj transferte, duke qenë si rregullisht “lokomotiva” e kampionëve gjermanë.

Bayerni mbetet në krye të Bundesligës pas kësaj fitoreje bindëse, në kuotën e 46 pikëve, pas 19 javësh kampionat. Ndjekësi më i afërt është Borussia Dortmund, me 6 pikë më pak. Kronologjia e golave bavarezë: Lewandowski 9’, 31’, 74’ dhe Tolisso 25.

Tact Watches

Bayern Munich tani ka shënuar të paktën një herë në secilën nga 66 ndeshjet e fundit në Bundesligë, duke vendosur një rekord të ri për ndeshjet radhazi pa “agjërim” në kampionatin gjerman.

.

Të Ngjajshme

NEDIM BAJRAMI | Shqiponja kuqezi mrekullon Serie A, tani Empoli kërkon 15 mln euro (VIDEO)

admin

Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

admin

PREMIER | Liverpool tenton të rihapë garën, Arsenali apatik

admin

Leave a Comment