December 6, 2020
Portali Shprehja

Lewandowski i qetëson të gjithë: Do të kthehemi super pas…

Pas fitores 8-0 ndaj Schalke-s në javën e parë të Bundesliga-s, Bayern Munich dukej se ishte gati të dominonte pa probleme kërë fillim historik të sezonit.

Megjithatë, bavarezët kanë treguar disa probleme në mbrojtje, duke pësuar një humbje të rëndë kundër Hoffenheim dhe duke rrezikuar shumë kundër Hertha Berlin.

Fatmirësisht, kampionët e Gjermanisë kanë një Robert Lewandowski që i nxjerr gjithmonë nga problemet. Sulmuesi polak i ka dhuruar skuadrës tri pikët kundër berlinezëve falë një pokeri të mrekullueshëm golash.

Sulmuesi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me momentin aktual të bavarezëve:

“Duhet të them se në fund ka qenë një ndeshje fantastike për ne, por jo e lehtë sepse na është dashur të luftojmë deri në fund. Por kemi treguar se kemi mentalitetin e duhur, duke dhënë maksimumin deri në fund dhe duke marrë tri pikët”, ka thënë Lewandowski.

“Jam i sigurt se do të kthehemi në rrugën e duhur pas kombëtareve. Është një vit i jashtëzakonshëm për ne, kemi fituar gjithçka duke treguar futbollin më të mirë të historisë së Bayern, kështu që tani pritet shumë nga ne, duhet të jemi gati”.

.

Të Ngjajshme

Conte, i mrekulluar nga ylli i tij: Ështe një lojtar futbolli amerikan. Mund të bëhet një nga më të fortët

admin

Chelsea merr kreun e Premier League, Giroud rishkruan historinë (video)

admin

WERNER, SERIOZISHT??? Shikoni çfarë humbet sulmuesi i Chelsea. Për fat, Giroud nuk fal (VIDEO)

admin

Leave a Comment