0.5 C
Skopje
December 4, 2019
Tech

Lexus kalon në elektrike: Prezanton UX 300e – foto

Lexus UX 300e debutoi në panairin e veturave në Guangzhou të Kinës dhe tregu kinez do të jetë i pari që do të marrë këtë model.

Përveç Kinës, UX 300e do të shitet në Japoni, si dhe në Evropë, transmeton KosovaPress.

Prodhuesi japonez ka bërë ndryshime të vogla për të përmirësuar aerodinamikën e automjetit, kështu që UX 300e është më i ulët për 20 mm në krahasim me versionin e rregullt të benzinës, dhe makina është e pajisur me rrota të veçanta, më shumë aerodinamike.

Karroceria e crossoverit gjithashtu është ridizajnuar për të zvogëluar rezistencën e ajrit ndaj lëvizjes dhe rritjen e autonomisë së vozitjes.

Në vend të benzinës, një motor elektrik me 204 kuaj fuqi është vendosur në këtë makinë. Energjia elektrike ruhet në bateritë litium-jon 54.3 kWh, të cilat sigurojnë autonomi 400 km, të matur ndaj ciklit të vjetër, NEDC, ndërsa rezultatet e një testi më realist WLTP ende nuk priten.

Artikuj të ngajshëm

Tërmetet më të fuqishme që janë regjistruar në tokë (FOTO)

shprehja

Vëllai i Eskobarit, konkurrencë Samsung-ut me telefonin e lirë, padi për Apple

shprehja

Shtatë nxënësit që vdiqën dhe u rikthyen në jetë në vitin 2011

shprehja