February 1, 2023
Portali Shprehja

LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.

48 eurodeputetë votuan me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tre abstenime.

Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Evropian, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.

Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.

Tutje, kjo duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, nga Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Pastaj vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin që është caktuar.

https://twitter.com/EP_Justice/status/1613502871617638400A

Të Ngjajshme

U kap brenda “shtëpisë së barit”, 19 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Angli

admin

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Leave a Comment