18.7 C
Skopje
July 15, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Liburn Aliu thotë se karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund

Tact

E gjithë kjo, sipas tij, për shkak të pretendimeve të Molliqajt, se Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV’së ka qenë pjesë e SHIK-ut.

‘Ky është fundi i karrierës politike të Dardan Molliqajt”, thotë Aliu në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Me deklaratat se Konjufca ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës gjatë viteve 2000-2001, sipas Aliut, Molliqaj e demaskoi vetveten.

“Me këto deklarata Molliqaj është vetë demasku”, theksoi ai.

“Është i pafytyrë që nuk i jep pesë pare që rren”, vazhdoi ai.

Sipas Aliut, Molliqaj po luan lojën e ‘hakmarrjes’.

“Nuk mendoj që është inati. Inati nuk mund të shkojë aq larg’, thotë Aliu.

Sipas tij, anëtari i PSD-së është ‘pjesë e vogël e një projekti të madh të dëmshëm për Kosovën’.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar më rëndë në katër nga gjithsej 24 aksidente që gjatë fundjavës kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit, njofton Koha.mk Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia gjatë fundjavës ka sanksionuar 19 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 55 persona të merren me të drejtën e menaxhimit të automjetit motorik dhe pesë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 242 shoferë për shkak të shpejtësisë së madhe nga e lejuara dhe 39 automjete të paregjistruara. Për parkim të parregullt janë dhënë 151 dënime, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë marrë 97 automjete. Janë dënuar 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, 14 shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe, shtatë për rreshtim të parregullt, 10 për parakalim të padrejtë, nëntë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 25 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.

shprehja

Gazetari e “Gozhdon” Tahir Hanin!

shprehja

Çmime të reja të derivateve të naftës sot në Maqedoninë e Veriut

shprehja