May 23, 2022
Portali Shprehja

Liderët urojnë besimtarët për festën

Gazetar: Fatlume Dervishi 

Tact Watches

Pas 30 ditësh agjërim, lutje dhe rite të tjera fetare, besimtarë myslimanë sot në orët e hershme ju drejtuan xhamive për të falur namazin e Fiter Bajramit. Xhamitë në të gjithë vendin ishin të mbushura, siç ndodh rëndom për këtë festë fetare. Manifestimi qendror në Shkup u organizua në Xhamin e Mustafa Pashës. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu tha se me kryerjen e agjërimit besimtarët vërtetuan besimin e palëkundur ndaj Zotit.

“Agjerimi i muajit të Ramazanit si dhe dija, hulumtimi, meditimi gjatë këtij muaji, hapën rrugët e lutjeve tona, drejtuar Allahut fuqiplotë me qëllim që të pranojë agjërimin tonë, ibadetet tona, adhurimet tona si dhe të gjitha lutjet që ja kemi drejtuar të madhit Zot për jetën tonë individuale, familjare dhe shoqërore. Për këtë shkak ne vërtetë sot jemi të lumtur dhe të gëzuar. Lus Allahun fuqiplotë që kjo ditë e madhe të jetë ditë e paqes, ditë e tolerancës, ditë e solidaritetit, e afrimit në mes njerëzve”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Festa e Fiter Bajramit është ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit. Atë e uruan edhe krerët shtetëror dhe liderët politik.

“Duke festuar së bashku këtë si dhe festat e tjera fetare, ne dërgojmë qartë mesazhin se toleranca ndërfetare dhe ndëretnike, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë janë shtyllat e shoqërisë në vend”, tha mes tjerash në urim presidenti Stevo Pendarovski. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi uroi që “fryma dhe aroma festive të sjellë paqe dhe qetësi dhe të udhëzojë kah ndërtimi i respektit të ndërsjellë, ndjenjës së solidaritetit dhe humanizmit”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski uroi që besimtarët “këto ditë feste t’i kalojnë me gëzim dhe paqe në shtëpitë e tyre, me shëndet të mirë dhe fuqi shpirtërore”. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Shtatë lojtarë do të largohen nga Interi

Raundi i dytë i votimit në seancë plenare për Presidentin e ri të Republikës, duket se do të ezaurohet pa kandidatë

Lizarazu: S’kam parë një lojtarë që të gjynjëzojë dy klube të mëdha

Leave a Comment