December 1, 2020
Portali Shprehja

“Lidhja Ndërkombëtare”, Boki 13 kërkoi largimin e gjykatësit

Me një shkop dhe për herë të parë nga arresti shtëpiak, Boki 13 erdhi në gjyq për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Pas operacionit dhe pasi u largua nga qelia në Shutkë, shoumeni kërkoi largimin e gjykatëses që po merret me rastin. Ajo qenka e njëanshme, sepse ishte një nga gjykatëset që e dënuan atë për rastin Reket. Ai më tej e akuzoi për ndikime politike. Boki mori disa vërejtje, por zënka me gjykatësen zgjati deri në fund të gjyqit të sotëm.

Ju jeni të ndikuar politikisht dhe më ndërprisni kur përmend politikanët. Të gjithë politikanët vagabondë më bënin presion – tha Bojan Jovanovski.

Babai i Bokit, Mile Jovanovski, ishte gjithashtu i pakënaqur me gjykimin dhe procesin.

Kjo është gjykatë Zaeviste. Ju gjykatësit më kurdisët – u shpreh Mile Jovanovski, babai i Boki 13.

Në sallën e gjyqit kishte tension për dy orë të plota. Në bankën e të pandehurve janë edhe dy bashkëpunëtore të Bokit, si dhe ish-deputetja nga LSDM, Frosina Remenski, e cila shpjegoi pse, sipas mendimit të saj, ajo është pjesë e këtij rasti.

Për sa i përket popullaritetit të rastit dhe përfshirjes së një ish politikani, në të gjithë rastin dhe për shkak të interesit të mediave, që duhet të tregohet për rastin, i cili besoj se është një shfokusim nga disa çështje kryesore – deklaroi Frosina Remenski, ish-deputete.

Prokuroria e krimit të organizuar ka akuzuar Boki 13 për mashtrim dhe pastrim parash përmes organizatës humanitare Lidhja Ndërkombëtare. Remenski akuzohet për ndihmë gjatë mashtrimit. Babai i tij Mile është akuzuar për ndihmë gjatë pastrimit të parave, si dhe posedim të paautorizuar të tre pushkëve gjysmë automatike.

Bojan Stojanovski

The post “Lidhja Ndërkombëtare”, Boki 13 kërkoi largimin e gjykatësit appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

32 viktima dhe 336 raste të reja me COVID

admin

“Bota e Bibit” tani edhe në shqip

admin

Jep dorëheqje policja që u konfrontua me zyrtarin e BDI-së

admin

Leave a Comment