July 3, 2022
Portali Shprehja

Ligji për armët nuk e minimizon përdorimin e tyre

Gazetar: Igor Stefanovski

Tact Watches

Festimet për disa qytetarë janë motiv për përdorimin e armëve të zjarrit. Policia do të kryejë kontrolle shtesë gjatë sezonit të dasmave. Ministri, Oliver Spasovski, apelon qytetarët që të përmbahen nga të shtënat, shkruan Alsat.

“Duhet të punojmë për ndërgjegjësimin e publikut, reformë të mendjes, për të cilën shpesh theksoj se asnjë reformë legjislative nuk do të mjaftojë, nëse nuk reformojmë mendjen dhe kuptojmë se ne dhe familjet tona jemi në rrezik, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të armëve në situata ku nuk duhet t’i përdorim ato”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Të shtënat pa leje me armë zjarri, dënohen nga 200 deri në 500 euro, nëse cenohet rendi publik. E nëse shkaktohen pasoja, parashikohet dënim nga një deri në pesë vjet burg. Nga viti 2012 deri në vitin 2016, në vend janë regjistruar 1.010 raste të tregtisë së paligjshme të armëve të zjarrit dhe municionit. Kështu u tha në prezantimin e rezultateve të një projekti armësh mes Ministrisë së Brendshme dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP. Në tre vjet, është mbindërtuar regjistri i armëve. Ai tani lejon gjurmimin e armëve legale – nga hyrja në shtet deri te përdoruesi përfundimtar i armës. Me Sistemin e ri Informativ të Policisë, Ministria e Brendshme do të monitorojë në mënyrë elektronike incidentet e mundshme, që lidhen me armët e ligjshme. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

U zgjuat në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri? Ju duhet të bëni vetëm një gjë

Leave a Comment