February 26, 2021
Portali Shprehja

“Ligji për lojërat e fatit”, Lëvizja Antibixhoz paralajmëron protesta përpara Kuvendit

Lëvizja Antibixhoz kundërshton harmonizimin e Ligjit ekzistues të Lojërave të Fatit me Ligjin për Kundërvajtje. Kjo Lëvizje kërkon nga partitë politike që ta mbajnë fjalën e dhënë dhe t’i largojnë kazinotë e bastoret 1.5 kilometra nga objektet e interesit publik. Nëse nuk pranohet kërkesa e tyre, paralajmërojnë protesta përpara Kuvendit.

Atë ditë kur do të kuptojmë ne si Lëvizje se Parlamenti është i gatshëm të votoj këtë Ligj, ne do të protestojmë para parlamentit, dhe nëse do sigurojmë ca makina bixhozi njërën do ua dërgojmë në parlament dhe ca do i derdhim para selive të partive, që t`iu tregojmë se kumarxhinjtë më të mëdhenj të vendit i kemi pikërisht në parlament dhe parti politike – deklaroi Nuhi Gania, Lëvizja Antibixhoz.

Iu bëjmë thirrje liderëve të subjekteve politike që të qëndrojnë në premtimet dhe zotimet që i dhanë lëvizjes Antibixhoz. Kërkojmë mbyllje të gjitha objekteve të lojërave të fatit, sikurse Shqipëri dhe Kosovë, deri në sjelljen e një ligji të mirëfilltë -tha Jushi Emërllahu. Anti bixhoz.

Ditëve në vazhdim, përfaqësuesit e Lëvizjes Antibixhoz, pritet të realizojnë takime edhe me drejtuesit e partive politike dhe deputetët.

Bashkim Sulejmani

.

Të Ngjajshme

Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja do të nënshkruajnë memorandum të ri për bashkëpunim në mbrojtje

admin

Regjistrohen 401 shkelje për mosmbajtje të maskës

admin

Sanksionohen 132 vozitës në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

admin

Leave a Comment