May 16, 2021
Portali Shprehja

Ligji për shtetësi mbetet në procedurë, Mickoski: Ligji të vendoset në votim

VMRO-DPMNE-ja tërhoqi amendamentet nga ligji për shtetësi por propozimi i opozitës Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është akoma në procedurë parlamentare. Për momentin, nuk është akoma e qartë nëse propozimi aktual do të tërhiqet dhe do të dorëzohet një propozim tjetër që do të bazohet te marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, ose nëse propozimi aktual do të plotësohet me amendamente. VMRO-DPMNE-ja kërkon që versioni që aktualisht është në Kuvend të vendoset në votim dhe pret që të mos marrë votat e nevojshme.

Qëndrimi për këtë tekst është i njëjti dhe nuk ka ndryshuar. Besojmë se ky është qëndrimi edhe i pushtetit edhe i LSDM-së. Le t’i vendosë Kuvendi në votim ligjet për pakon e pestë ekonomike dhe ligjin për shtetësinë, le të shprehen deputetët dhe t’i japim fund kësaj tollovie – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Më pas, kjo parti kishte kërkuar që të ketë qasje të propozimi i ri për shtetësinë dhe të informohet në detaje për marrëveshjen nga takimi mes Zaevit, Selës dhe Gashit. Deri tani thonë se s’kanë njohuri se çfarë është dakorduar. Nga LSDM-ja thonë se procedura do të vazhdojë.

Amendamentet që ishin dorëzuar nga ana e VMRO-DPMNE-së janë tërhequr. Ai ligj do të vendoset në procedurë – deklaroi Mile Talevski, LSDM.

Në takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi u arrit marrëveshje parimore për ligjin për shtetësi. Deri në fund të javës marrëveshja do të shndërrohet në dispozita ligjore të cilat do të kalojnë në procedurë parlamentare. Një zgjidhje, sipas palëve, do të ishte që personat që kërkojnë shtetësi, të ofrojnë dëshmi në formë të dokumenteve se jetojnë në vend prej kohësh.

Fatlume Dervishi

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment