May 12, 2021
Portali Shprehja

Lindani i Ohisit do të eksportohet në Francë dhe Hollandë

Plani i rehabilitimit të Ohisit, është miratuar nga Ministri i Mjedisit Naser Nuredini. Nga Ministria e Mjedisit, njoftojnë se mund të fillojnë aktivitetet për heqjen e lindanit dhe tokës së ndotur me lindan, nga deponia e vogël.

Në procedurë, janë lëshimi i dy lejeve për eksport të mbetjeve të rrezikshme nga MMPH, në përputhje me Konventën e Bazelit – për në Francë ku do të eksportohet lindani, dhe për në Holandë ku do të eksportohet dheu i kontaminuar nën lindanin- deklaroi  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pastrimi i lindanit në deponinë e vogël afër Ohisit nuk do të fillojë menjëherë. Afatet për heqjen e sigurt do të specifikohen së shpejti.

Sipas kornizës kohore, procesi i heqjes së një pjese të deponisë së vogël pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, nëse lejojnë kushtet e pandemisë, me të cilat do të hiqen sasitë e para, të cilat janë 700 tonë sipërfaqe e kontaminuar- pohoi Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Problemi i Ohisit u bë aktual në nëntor të vitit 2019, kur pati çarje të zorrës me ujërat e zeza nga pastrimi i rezervuarit. Materiali shpërthyes dhe helmues, dhe i lëngshëm klorid vinil u hoq pas gati një viti dhe u transportua në Gjermani për shkatërrim. Tani Ministria e Mjedisit do të fillojë heqjen e lindanit nga deponia e vogël, por ajo nga deponia e madhe, që është menjëherë pranë asaj të voglës, mbetet të përhapet thellë në tokë.

Igor Stefanovski

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment