September 26, 2020
Portali Shprehja

Lista e pasanikëve të Amerikës: Nga shefi i Amazon tek Donald Trump

Për të tretin vit radhazi, shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos kryeson listën e amerikanëve më të pasur ndërsa rankimi i presidentit të SHBA Donald Trump ka shënuar rënie, për shkak se pandemia e koronavirusit preku godinat e zyrave, hotelet dhe vendpushimet.

Pasuria e përgjithshme e listës së Forbes 400 u rrit në një rekord 3.2 trilionë dollarë, pasi amerikanët më të pasur vazhduan të shtonin të ardhurat pavarësisht se pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë dhe bëri që më shumë se 1.8 milion amerikanë të humbin punën e tyre.

Eric Yuan, shefi ekzekutiv i Zoom Video Communications, i cili është bërë i kudondodhur në epokën “punë nga shtëpia”, është një nga 18 të saposhtuarit në listë, me një pasuri neto prej 11 miliardë dollarësh.

Trump nga vendi i 275 ka shkuar në 352, teksa pasuria e tij u shtua me një vlerë neto prej 2.5 miliardë dollarësh, nga 3.1 miliard dollarë që ishte vitin e kaluar.

Shkak u bë kriza që shkaktoi pandemia dhe ndikimi i saj tek ndërtesat e zyrave, hotelet dhe vendpushimet. Trump ndërkohë është në një beteje ligjore me prokurorinë e Manhatanit për shkak se prej kohësh refuzon të japë regjistrat e taksave.

Emra të tjerë në listën e Forbes 400 përfshijnë Jim Koch, bashkë-themelues i Kompanisë së Birrës Boston dhe Trevor Milton, themelues i ndërmarrjes së prodhimit të kamionëve elektrikë Nikola.

Lista vjetore mund të shërbejë si një mënyrë për të gjurmuar njerëzit më të pasur në vend që kanë më shumë pushtet, tha Kerry Dolan, ndihmës redaktore në Forbes.

Të Ngjajshme

8 efektet që çamçakëzi mund të ketë në trupin tuaj

admin

Evolucioni i buzëkuqit ndër vite

admin

Kjo është macja që i mbushi pronares tabletin me selfie

admin

Leave a Comment