September 30, 2020
Portali Shprehja

Lista e zv/ministrave, deri në fund të javës

Zgjedhja e zëvendësministrave ka ngecur ndërkohë që partitë nuk konfirmojnë emrat e mundshëm. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se bisedimet në këtë temë do t’i përmbyllë në fund të javës por pranoi se shumë kandidatë e kanë refuzuar postin për shkak të rrogës.

 “Besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i përfundojmë të gjithë bisedimet me kandidatët potencial për zëvendësministra që të mundem si kryeministër t’i dorëzoj në Kuvend. Tani është momenti kur bisedohet me kandidatët dhe partnerët meqë duam të zgjedhim më cilësohet nga ajo që na ofrohet. Më vjen keq që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e marrin këtë obligim sepse kanë rroga më të mira në sektorin privat ku punojnë- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Politikanë të caktuar në vend, së fundmi kanë ngitur dilemën për nevojën reale të funksionit zëvendësministër. Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Kanal 5 kishte deklaruar se në shumë vende funksioni i zëvendësministrit nuk ekziston. Sipas tij, ky funksion është një ngakesë tjetër për buxhetin. Në të njëjtin mendim është edhe opozitarja VMRO-DPMNE. Madje pretendojnë se ideja është e tyre.

 “Këtë temë ne e komentuam edhe në fushatë dhe bartësja e listës në njësinë e parë profesorja Gordana Siljanovska se zëvendësministrat në Qeverinë tonë janë luks. Këtë temë e ka komentuar VMRO-DPMNE-ja disa muaj para se të kujtohej Pendarovski- pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Deri tani partitë nuk kanë paralajmëruar ndryshime të mundshme në ligj për shfuqizimin eventual të funksionit të zëvendësministrit për në të ardhmen.

Fatlume Dervishi

 

Të Ngjajshme

Pendarovski: Vendimet për “gjendjet e jashtëzakonshme”, me konsensus politik

admin

Nesër fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

admin

“Tanku”, nuk dihet fati i Mercedesit të Gruevskit

admin

Leave a Comment