December 5, 2020
Portali Shprehja

Lista shqiptare formon trupin punues për të përpiluar platformen për negociatata eventuale, lidhur me participimin në Qeveri

Më 15 shtator 2020, u mbajt mbledhja e liderëve të Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” në të cilën u shqyrtuan: rezultatet e zgjedhjeve të 30 gushtit, situata aktuale pas shpalljes së rezultateve zyrtare, si dhe kontaktet dhe bisedimet e bëra nga bartësit e listës dhe përfaqësuesit e subjekteve të Listës në periudhën paszgjedhore.

U dakordua për të krijuar trupin punues i cili do të përpilojë platformën për negociatat e mundshme për qeverisje e cila do të përfshijë të gjitha çështjet dhe kërkesat jetike të cilat i kanë bërë subjektet tona siç janë Valdanosi, decentralizimi i pushtetit, planifikimi hapësinor, privatizimet apo përcaktimi i drejtë i vijës bregdetare, por edhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi të cilat kërkojnë vëmendje dhe dedikim të veçantë të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi konform parimit dhe zotimit që për shqiptarët mund të vendosin e pyeten vetëm shqiptarët.

Të Ngjajshme

Gjermanja ua lë 6 milionë euro trashëgim komshinjve

admin

Kosovë/11 pacientë ndërruan jetë, 478 raste të reja me Kovid-19

admin

Pacolli: 33milion euro i kam dhënë për bamirësi

admin

Leave a Comment