November 25, 2020
Portali Shprehja

Listat e hapura në zgjedhjet lokale, reagojnë partitë

Blloku maqedonas i pushtetit dhe opozitës pajtohen se nevojiten bisedime në lidhje me ndryshimet eventuale në Kodin zgjedhor. VMRO-DPMNE-ja kërkon që pushteti të tregojë saktë se çfarë synon me këto ndryshime. Një ditë më parë u riaktualizua çështje e zbatimit të modelit me lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kjo është pikënisje e mirë për bisedime dhe ndryshim të Kodit zgjedhor por duhet të theksojmë se nga LSDM-ja duhet të shprehen a është ky qëndrimi përfundimtar i tyre sepse një herë ishte diskutuar, ishte arritur në një përfundim dhe shumë herë ishte ndryshuar mendimi – u shpreh Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Opozita kërkon edhe ndryshime të tjera, si zbatimi i zgjedhjeve lokale në një rreth të vetëm zgjedhor, për të shmangur shpenzimet. Plani i pushtetit, nga ana tjetër, është që deri në prill të vitit të ardhshëm, gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, të miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor për lista të hapura të të kandidatëve për këshilltarë komunash.

Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, duhet theksoj, listat e hapura nuk nënkuptojnë një njësi zgjedhore. Por, për këtë çështje duhet të bisedohet edhe më tej – tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Nga BDI-ja për momentin nuk dhanë një qëndrim rreth kësaj çështje. Ndërkohë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se këto janë ide postelektorale, por kur kjo duhej të bëhej, dy partitë e mëdha maqedonase, por edhe partia shqiptare në pushtet as që donin të dëgjojnë për këto propozime.

Ne jemi gati që sot të votojmë për një ndryshim të këtillë të Kodit Zgjedhor, Natyrisht, në këtë kod nuk është ky ndryshimi i vetëm dhe ne kemi më shumë gjëra që kërkojmë të ndryshojnë, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet në mënyrën më besnike – thonë nga ASH – AAA.

Partitë në vazhdimësi deklarojnë se janë të interesuara për ndryshime në Kodin zgjedhor i cili sipas praktikës ndryshohet me konsensus. Dy iniciativat e ish deputetëve në përbërjen e kaluar parlamentare për lista të hapura në zgjedhjet lokale dhe për një njësi zgjedhore në zgjedhjet parlamentare nuk u miratuan kurrë për shkak të përplasjeve mes partive në Kuvend.

Fatlume Dervishi

Të Ngjajshme

Mickoski bën thirrje për protesta: Të mbrojmë identitetin maqedonas

admin

KSI të premten do të shqyrtojë kërkesën për karantinim të Prilepit

admin

Zaev: Bullgaria është miku ynë, Jugosllavia na ka mbajtur të ndarë

admin

Leave a Comment