Liverpool ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes. Pas humbjes 3-1 të pësuar në kampionat kundër Brentofrd-it, skuadra e Jurgen Klopp është ndalur edhe në Kupën e Anglisë, kun ka barazuar 2-2 ndaj Wolves.
Sfida është zhbllokuar në minutën e 26-të me një gol të Guedes, pas një gabimi të pafalshëm të Alisson Becker, i cili i ka dhënë një super asist sulmuesit të miqve.
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur kundërpërgjigjja e Liverpool-it. Ka qenë Darwin Nunez ai që ka shënuar për skuadrën e Klopp, pas një asisti magjik të marrë nga Alexander-Arnold.
Të Kuqtë kanë arritur të përmbysin rezultatin në minutën e 52-të me Mohamed Salah, por kundërpërgjigjja e miqve ka ardhur në minutën e 66-të me Hee-Chan.
Në minutën e 82-të ka ardhur edhe goli i tretë i Wolves, i realizuar nga Toti, por që është anuluar nga arbitri për një pozicion jashtë loje. Një vendim që ka shpëtuar Të Kuqtë nga humbja e radhës.
.