September 27, 2022
Portali Shprehja

Liverpool si ekip amator, Napoli i realizon 3 gola në 45′. Simeone Jr gati në lot, duart mbi kokë (PAMJET)

Liverpool ka mbyllur pjesën e parë në “Stadio Maradona” në Napoli me rezultatin turpërues 3-0 për djemtë e Luciano Spallettit. Një mbrojtje totalisht amatore, ku lojtarët vendas futen dhe dalin si të duan dhe sa herë të duan…

VIDEO GOLI 1

Dhe Alisson ka shpëtuar penalltinë e goditur nga Osihmen. Një paraqitje e turpshme nga nënkampionët e Anglisë, me Alexandër Arnold më katastrofikun, sidomos te goli i tretë që vjen nga Simeone Jr, i cili gati në lot nuk u beson syve dhe shtrihet duke vendosur në fillim duart mbi kokë…

VIDEO GOLI 2

Më herët kishin ardhur golat e Zielinski me penallti dhe më pas Anguissa që brenda zonë kishte depëertuar me lehtësi pas një asisti duke mposhtur Alisson. Mbrëmje makthi për djemtë e Klopp që konfirmojnë se sivjet mbrojtja e tyre është një han pa porta…

VIDEO GOLI 3

Sakaq, Barcelona ka mbyllur pjesen e pare ndaj Plzen me rezultatin 3-1. Pas golit te Kessie, Lewandowski ka shenuar dy here per katalanasit ne Champions League, ndersa ne mes eshte edhe rrjeta e ekipit çek.

Po fiton nderkohe Bayern ne 45′ e para ndaj Inter me golin e Leroy Sane, qe ka shmangur edhe portierin. Interi eshte munduar te pergjigjet por nuk ka arritur dot te finalizoje aksionet e ndertuara.

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment