March 25, 2023
Portali Shprehja

Lloga: Po përgatisim dokument të ri për ekstradimin e Gruevskit, do ta fusim në qelitë e Hagës që i ka ndërtuar vetë

Ministria e Drejtësisë po përgadit letër të re për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njoftoi ministri Krenar Lloga. Ai thotë se letra ka të bëjë edhe me 9 raste të tjera, ndërsa në arsyetim për ekstradim do të shkruhet se dënimin do ta vuajë në qelitë e Hagës, që plotësojnë kushtet, pasi azilin e ka fituar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut nuk ka kushte të mira në burgje për atë kategori të dënuarish.

“Gruevizmi nuk do të ikë nga Maqedonia e Veriut derisa ky person dhe personat përrreth tij dhe kjo frymë nuk merr dënimin e merituar. Këto ditë, po pregatisim një letër kërkesë për ekstradimin e zotërisë në fjalë, për 9 vepra të tjera penale, për të cilat ai akuzohet dhe ka fletëarrest ndërkombëtar. Në letër e sipër kam dhënë sugjerime që të shkruhet se Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet për kategorinë e një personi si Gruevski sepse vete Gruevski i ka ndërtuar edhe qelitë për paraburgim edhe qelitë në burgje, të ashtuquajtura qelitë e Hagës të cilat i plotësojnë të gjitha standardet dhe besoj që me këto dëshmi, se ne i plotësojmë standardet për trajtimin e tij si i bugosur i veçantë, besoj që edhe të ekstradohet nga Hungaria”, tha ministri Lloga.

Të Ngjajshme

Protesta në Francë kundër reformës së pensioneve, qindra të arrestuar

Krasniqi dhe Gjakova, në finale të turneut në Tbilisi të Gjeorgjisë

Si t’i ktheni në gjendjen e mëparshme rrobat që zvogëlohen gjatë larjes

Leave a Comment