October 21, 2021
Portali Shprehja

‘Loja’ pritet të ndryshoj, me SHBA-në në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi

Për herë të parë që prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, do të ketë përfshirje direke edhe me prani fizike të deleguarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në takimin e nesërm mes shefit të ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, do të marr pjesë edhe zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Detaje për këtë takim, nuk janë dhënë as nga Qeveria e Kosovës e as nga Bashkimi Evropian, por ky takim do mbahet pikërisht në ditën e dhjetë të protestave të qytetarëve serb të Kosovës, në Bërnjak e Jarinjë, të cilët po kundërshtojnë reciprocitetin për targat mes dy vendeve të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Shoferët të cilët kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia, me të hyrë në Kosovë duhet të paguajnë pesë euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Për njohësit e çështjeve politike në vend, vendosja e reciprocitetit si dhe përfshirja e direkte e SHBA-ve do ta dinamizoj dialogun i cili ka filluar para një dekade në Bruksel.Prania amerikane është pushtet në veteAnalisti politike, Artan Muhaxhiri në një prononcim për KALLXO.com ka vlerësuar se pjesëmarrja e përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit në takimin e nesërm ka simbolikë të shumëfishtë.

“Përveç që e dëshmon rinovimin e angazhimit më të fuqizuar të SHBA-ve në ecurinë e procesit të dialogut, drejtpërdrejt ndikon te të gjithë akterët: BE-në, Kosovën dhe Serbinë, në forma dhe nivele të ndryshme. Prania amerikane është pushtet në vete, me shumë relacione komplekse ndaj pushteteve tjera që do të gjenden aty pari”, tha ai.Muhaxhiri ka përmendur dallimet në qasjen e administratës së ish presidentit amerikan Donald Trump dhe të tashmit Joe Biden, duke theksuar se SHBA-të kanë interesa të mëdha gjeostrategjike në Ballkan.“Administrata e Presidentit Biden synon që të rifaktorizohet në mënyrë graduale, për dallim nga administrata e ish Presidentit Trump, e cila funksiononte me metodologji më të bëfshme. Rajonet e veçanta – si Ballkani, imponojnë sfidime të vazhdueshme të pozicionimeve politike. Kjo është një ndër arsyet që politika amerikane do të ketë interes të përhershëm për aktivitet dhe prezencë në këtë hapësirë”, tha ai.Sipas Muhaxhirit, marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë ngjarje historike, arritja e së cilës kërkon angazhime të shumta e të gjithanshme, me balanca, presione dhe kërkesa nga të gjitha palët.

Të Ngjajshme

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Ja kush fiton në garën për Prishtinën, sondazhi nga “Bota Sot”

Leave a Comment