November 27, 2020
Portali Shprehja

Lojtarët në rrezik, Frank Lampard jep alarmin

Frank Lampard i është bashkuar korit kundër ndeshjeve të shumta të skuadrave dhe orareve të papërshtatshme:

“Dëmtimet janë në rritje në të gjithë Premier League-n”, ka shpjeguar ish-mesfushori i Chelsea-t. “Numrat janë, është e qartë se ka lidhje me ndeshjet, asnjë fazë përgatitore dhe një kalendar i ngjeshur”.

“Duhet t’i ndryshojmë gjërat, nuk është kaq e vështirë. Duhet të vazhdojmë të kërkojmë mënyrën më të mirë për ta vazhduar këtë sezon, duke ndryshuar orarin e ndeshjeve”.

Trajneri anglez ka kërkuar më pas kthimin e pesë zëvendësimeve:

“Shqetësimi im kryesor është mirëqenia e lojtarëve, janë nën një stres të pabesueshëm, veçanërisht ata që luajnë në Europë. Nuk dua që askush të qajë për lojtarët, por kudo duhet të kthehen pesë zëvendësimet, sipas mendimit tim”.

.

Të Ngjajshme

Maradona, zbulohet letra e çuditshme: Pas vdekjes time dua të më…

admin

Video: Napoli “inaguron” stadiumin e Maradonës, zhbllokohet me stil ndeshja në Europë

admin

Video: Pepe është magjik, Arsenal shënon dy gola në pesë minuta

admin

Leave a Comment