October 2, 2022
Portali Shprehja

Loredana ekspozon jetën luksoze në rrjete sociale, publikon foto me shuma parash në duar

Repereja e suksesshme shqiptare, Loredana po vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar të industrisë së muzikës vendore.

Fama e Loredanës ka depërtuar edhe në arenën ndërkombëtare krahas së cilës nuk mungojnë as çmimet dhe vlerësimet për projektet muzikore.

Madje reperja është edhe një prej personazheve shqiptare me më së shumti ndjekës në Instagram, ku numëron mbi tre milionë të tillë.

Foto: Loredana/Instagram

E gjithë kjo bën që Loredana të ketë edhe një jetë luksoze, e të cilën nuk heziton të tregoj në pothuajse secilin postim që bën.

Edhe së fundmi, krijuesja e hitit “Sonnenbrille” ka postuar disa imazhe teksa ndodhet në makinë dhe mban në duar një shumë të konsiderueshme me para.

Foto: Loredana/Instagram

“Mjaft Lor”, ka shkruar reperja në një tjetër fotografi.

Në Instagramin e Loredanës nuk mungojnë gjithashtu foto me veshje të kushtueshme dhe veturat nga më luksozet.

Foto: Loredana/Instagram

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Loredanës është bashkëpunimi me reperin Noizy “Heart  Attack”.

Ndërkohë, përveç karrierës reperja është edhe nënë e një vajze nga lidhja me reperin, Mozzik.

.

Të Ngjajshme

Uragani shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

“Vendi është 1 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova”

admin

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

admin

Leave a Comment