July 28, 2021
Portali Shprehja

LSDM dhe BDI arrijnë marrëveshje për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet lokale

 LSDM dhe BDI së bashku do të garojnë në zgjedhjet lokale. Marrëveshja është arritur në takimin e sotëm mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti. Zaev përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se partitë në ndonjë komunë do të bashkëpunojnë në rrethin e parë, ndërsa në disa komuna në rrethin e dytë zgjedhor.

Gjatë ditës kreu i LSDM-së tha se partia e tij ka gjithsej 5 kandidatë për komunën e Tetovës, prej të cilëve 3 janë shqiptarë. Sipas tij e rëndësishme është cilësia dhe jo përkatësia etnike.

  “Edhe një herë do të vërtetojmë se dëshira për përfaqësim të përbashkët është e pranishme. Kurse detajet as unë e as ai sot nuk mund ti themi sepse procedurat për kryetarë të komunave vazhdojnë. Nuk e dimë kush do të jetë nga BDI, BESA, PDSH e as nga LSDM. Ja të themi për Tetovën, por besoj që në fund do të arrijmë një qëndrim të përbashkët që e kemi obligim sipas filozofisë një shoqëri për të gjithë.) Në procedurën tonë tanimë nga 5 kandidatët, 3 janë shqiptarë të nominuar nga organet partiake komunale. Sigurisht pasojnë anketat si në të gjitha komunat e tjera dhe në rrethana të tilla unë personalisht do të isha i gëzuar nëse kemi një kandidatë shqiptar, i cili do të ishte favorit- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

 Zaev tha se partia e tij LSDM është e gatshme të pranoj cilëndo datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, përfshi edhe 17 tetorin siç kërkon VMRO- DPMNE-ja.

 “Për mua është shumë e rëndësishme se çfarë do të thotë opozita, jo për neve. Ne e propozuam 31 tetorin, ata menjëherë një hap mbrapa. Ajo duhet të jetë e kënaqur me datën e zgjedhjeve. Nëse ato mbahen më 17 tetor, fushata përkon me regjistrimin, dhe kjo nuk është e mirë, ne duhet ta shtyjmë regjistrimin deri në fund të shtatorit, pas së cilës fushata mund të fillojë. Por nëse thotë opozita se data 17 dhe të gjitha partitë e tjera bien dakord, edhe ne do të jemi dakord. Fundjava tjetër është 24 dhe 31, këto janë opsionet për tetorin.”- pohoi Zoran Zaev.

 Nga VMRO DPMNE mbeten në qëndrimin që nëse zgjedhjet lokale nuk mbahen me 17 tetor do të jenë anti kushtetuese, meqë kjo datë përmbush mandatin e plotë 4 vjeçar të krerëve aktual të komunave duke llogaritur vitet kalendarike nga rrethi parë i zgjedhjeve të kaluara lokale. Sipas Ligjit për Zgjedhje, zgjedhjet duhet të mbahen në vitin që mbushen 4 vite të mandateve por me tolerancë kohore 15 ditë apo edhe më tepër brenda vitit të njëjtë.

 Përgatiti: Adnan Qaili

 

.

Të Ngjajshme

Përleshje me armë zjarri në Saraj të Shkupit

admin

Von der Leyen: Varianti Delta shumë i rrezikshëm, vaksinohuni!

admin

I riu nga Shkupi kapet në flagrancë duke vjedhur në objektin e EVN-së

admin

Leave a Comment