0.2 C
Skopje
December 6, 2019
Informacione Vendi

LSDM e BDI me sherifë lokalë para zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve LSDM dhe BDI po synojnë të forcojnë pozitat e tyre në MPB. TV ALSAT mëson nga burimet se të dy partnerët e koalicionit janë në një garë për të forcuar pozitat e tyre në radhët e kryeshefave dhe njerëzve të tjerë në pozita kyçe policore, si një parapërgatitje për fortifikimin e pozitave politike të koalicionit ekzistues përgjatë periudhës së qeverisë teknike dhe parazgjedhore të vendit.

Me sistematizimin në MPB do të themelohen 27 organe për Punë të Brendshme të cilat do të jenë struktura organizative territoriale. Por, në krye të këtyre organeve do të jenë kryeshefa, të emëruar falë të drejtës ekskluzive nga ana e ministrit, në bashkëpunim edhe me zëvendësministrin që është përgjegjës për kuotat shqiptare. Këta kryeshefa do të jenë gati-gati sherifë policorë për rajone të caktuara, pasi nën komandën e tyre do të kenë jo vetëm policinë e uniformuar, por edhe policinë kriminalistike si dhe policinë lokale të qarkullimit rrugor. Nga 27 Organet për Punë të Brendshme, 5 do të jenë në territorin e Qytetit të Shkupit, ndërsa 22 të tjera në rajone anembanë shtetit. Në bazë të 25% përfaqësues të garantuar nga Marrëveshja e Ohrit, qytetet me popullsi dominuese shqiptare sikurse Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga dhe 1 organ në kudër të Qytetit të Shkupit pritet të komandohen nga shqiptarët. Por, siç mësojmë nga burimet, çdo emërim për drejtues të Organit për Punë të Brendshme përjashton totalisht autoritetet lokale të pushtetit vendor. Pra, asnjë komunë nuk ka të drejtë të sugjerojë apo propozojë ndonjë figurë policore që do të ushtronte detyrën e sherifit lokal, duke rënë kështu ndesh me decentralizimin. Cilido nga këta kryeshefa të emëruar nga ministri dhe zëvendësministri shqiptar do të gëzojnë autonomi në veprimtarinë e tyre, që nga urdhrat, komandimet, veprimet operative policore etj./Alsat-M

Artikuj të ngajshëm

Rasti “Reket”, sot dëshmojnë Orce dhe Ana Kamçev

shprehja

Zaev: Rinia nuk duhet të largohet, do bëhet mirë edhe në Maqedoninë e Veriut

shprehja

Përplasje për luftën e fundit, Thaçi e Haradinaj i përgjigjen Vuçiqit për masakrat në Kosovë

shprehja