January 16, 2022
Portali Shprehja

LSDM për 24 dhjetorin e 2012-s: Në VMRO-DPMNE-në e dhunshme asgjë nuk ka ndryshuar

24 dhjetori është njëra nga datat më të errëta të demokracisë sonë, kanë kujtuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë datën e vitit 2012 kur ndodhi sulmi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Thonë, se “regjimi i dhunshëm i VMRO-DPMNE-së”, kulmoi më 27 prill 2017, ku në kuvend u sulmuan gazetarë dhe deputetë.

Tact Watches

“Para 9 vjetësh në këtë ditë, regjimi VMRO-DPMNE shkeli pluralizmin, e rrezikoi lirinë e shprehjes dhe i shkeli të drejtat dhe liritë demokratike. Më 24 dhjetor 2012, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikolla Gruevski fillimisht dhunshëm largoi gazetarët dhe kameramanët nga salla plenare e Kuvendi, kurse më pas në mënyrë të dhunshme, duke keqpërdorur sigurimin e Kuvendit dhe policinë, i përjashtoi nga salla edhe deputetët e LSDM-së. 24 dhjetor 2012 është figura e vërtetë e regjimit të dhunshëm të VMRO-DPMNE-së, që kulmoi me tentativë për vrasje të deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend më 27 prill 2017. Sot, nëntë vite më pas në VMRO-DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar. Zoran Stavrevski, njeriu i cili më 24 dhjetor 2012 dha shkresën për largimin e deputetëve të opozitës, sot sërish është në strukturat udhëheqëse të partisë, kurse disa kryetarë komunash nga radhët e VMRO-DPMNE-së janë të dënuar për krim dhe dhunë”, qëndron mes tjerash në reagimin e LSDM-së, transmeton TV21.

Të Ngjajshme

Xhaferi: Do të ketë votime me skafandar nëse do të jetë e nevojshme

admin

Petkov: Nuk ekziston minoritet maqedonas në Bullgari

admin

Kodra e Diellit “bllokohet” nga turistët

admin

Leave a Comment