May 23, 2022
Portali Shprehja

LSDM: Qeveria do të bëjë gjithçka që është e mundur për të respektuar ligjet dhe për të mbrojtur pronën e televizionit Alsat

Deputeti i LSDM-së Nenad Kociq shprehu besimin se qeveria do të bëjë gjithçka, që është e mundur për të respektuar ligjet dhe për të mbrojtur pronësinë e televizionit Alsat. Sipas të dhënave të tij, rasti ekziston që nga koha e ministrit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stavrevski.

Tact Watches

“Rasti daton që nga koha e ministrit Stavrevski. Jam i sigurt se qeveria aktuale do të bëjë gjithçka për të respektuar ligjet, dhe për të mbrojtur pronën private të secilit pronar, në këtë rast të Televizionit Alsat”, tha Kociq.

Një pjesë e pronës së televizionit, e blerë me dokumente të pastra, Gjykata e Apelit vendosi ta nxjerrë në shitje me arsyetimin se dikur ishte nën hipotekë. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Prap se prap prezantueset e lajmeve në Afganistan u shfaqën në ekran të mbuluara

Panele “diellore” që ngarkohen natën: Si funksionojnë?

Shtatë lojtarë do të largohen nga Interi

Leave a Comment