Ndryshimet në ligjin për marrëdhëniet e punës kanë ndezur diskutimin në seancën e Kuvendit. Opozita ka vërejtje të shumta për tekstin e amendamenteve, por edhe për mënyrën e miratimit të ligjeve të nevojshme për korridoret 8 dhe 10D, që kanë flamurin evropian. Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM thotë se qeveria po i shtyn ligjet në korsi të shpejtë, veçanërisht ligjin për marrëdhëniet e punës që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe prandaj kërkon që ai të tërhiqet.
“Këtu kërkojmë pëlqimin me shkrim të punonjësit, ndaj do ta detyrojmë punonjësin të bëjë diçka që është antikushtetuese, pra ju do ta detyroni. Ju thoni që ky ligj mund të zbatohet edhe të dielave. Epo, ju bëtë shumë zhurmë për atë ligj për të dielën si ditë jopune, u bënë PR, u bënë festime. Ku është Prokuroria Themelore Publike që të sqarohet, të presim përgjigje nga atje apo të shkojmë me forcë për t’i kaluar me forcë këto punë. Është e turpshme kjo që po ndodh, ky është turp për demokracinë e Maqedonisë sepse ky është përdhunim i demokracisë në vend”, tha Kovaçki.