March 29, 2023
Portali Shprehja

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

Lufta kundër korrupsionin vazhdon të mbetet problem shqetësues për shumë shoqëri dhe qeveri në botë. Organizata Transparency Internacional ka publikuar raportin e përvitshëm ku konstatohet se 95% e 180 shteteve të renditura kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër këtij fenomeni krahasuar me vitin 2017.

Shqipëria në këtë raport ka përparuar me 1 pikë, duke marr 36 nga 35 pikë qe kishte vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101, nga 183 shtete që vlerësohen, por për ekspertet e kësaj organizate ajo konsiderohet si shenjë mospërparimi. Por ekspertët këtë ngërç e shohin në të gjithë Ballkanin perëndimor.

“Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje në vend thonë ekspertët. Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm, janë shprehur hartuesit e raportit.

Sipas të dhënave të Transparency International për vitet 2012 – 2022, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në vitin 2013, me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.

Në 5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pikësh.

Kosova këtë vit ka përparuar me 2 pikë. Përmirësim me 1 pikë shënon dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi, edhe pse ka humbur një pikë, ai renditet më mirë ndër vendet e rajonit, me 45 pikë.

Ne raport thuhet se nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë; Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia, të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte të stërzgjatura./Klan News

Të Ngjajshme

Takimi Kosovë-Serbi, më 4 prill në Bruksel

admin

Kryeministri i ri i Skocisë udhëhoqi namazin në natën e parë në rezidencën zyrtare

admin

Ekipi i opozitës për Tiranën/ Nga Alimehmeti te gazetarja Beti Njuma, dalin 62 emrat për këshillin bashkiak

admin

Leave a Comment