September 26, 2020
Portali Shprehja

Luis Enrique, “qesh e ngjesh” për Messin: Klubet janë mbi të gjithë individët

Luis Enrique ka vlerësuar rezultatin e çështjes “Messi” dhe vazhdimësinë e kapitenit te Barcelona, e konfirmuar nga vetë superstari argjentinas në një intervistë për “Goal.com”. Trajneri i Spanjës, i cili e kishte nën komandë Leon për tri sezone (2014-2017), ka hezituar për një moment kur u pyet për situatën e fundit të 33-vjeçarit, por pastaj u përgjigj: “Është një çështje shumë e ndjeshme. Një reflektim i përgjithshëm do të ishte se… Nuk e di nëse duhet të shprehem nga ky pozicion për këtë çështje.

Unë mendoj se klubet janë mbi të gjithë njerëzit. Barcelona, ​​e themeluar më 1899, është një nga klubet më të mirë në botë, pasi gjithmonë ka fituar tituj. Është e qartë se ka pasur një marrëdhënie të mrekullueshme mes palëve. Leo e ka bërë Barçën të rritet në mënyrë eksponenciale. Unë do të preferoja arritjen e një marrëveshjeje paqësore dhe pa polemika mes tyre.

Herët ose vonë Messi do të ndalojë së luajturi për Barçën. Ai ka një jetë aty, nevojitet mirënjohje mes të dyja palëve. Do të kishte qenë mirë që gjërat të mbeten miqësore. Klubi do të vazhdojë të fitojë tituj edhe pa Messin. Sidoqoftë, Messi do të vazhdojë të jetë i mrekullueshëm për shumë vite, edhe nëse largohet”.

Luis Enrique u shoqërua nga Thiago Alcantara në konferencën për shtyp. Mesfushori i Bayernit, ish-bashkëlojtar i Leo Messit, e përgëzoi atë për qëndrimin në “Camp Nou”: “Në lidhje me Leo, çdo vendim që është i dobishëm për klubin ku është, duket i mrekullueshëm. Messi shkëlqen kudo që është. Nëse ndodhet te Barça, atëherë edhe më mirë për ta”.

.

Të Ngjajshme

Flirtim i hapur, talenti i Bodos i shkel syrin Milanit!

admin

Mbrojtësi do të largohet me çdo kusht, Barcelona surprizohet nga lojtari!

admin

Kërkesa e çmendur e Alabas, Bayerni nuk plotëson dëshirën e mbrojtësit (Detajet)

admin

Leave a Comment