A do të thirret Romelu Lukaku nga trajneri i kombëtares belge për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve? Ky është dyshimi i madh i trajnerit Roberto Martinez në prag të thirrjes.
Në fakt, lista e djajve të kuq për ndeshjet në 15 dhe 18 nëntor kundër Anglisë dhe Danimarkës pritet për nesër dhe për momentin trajneri nuk ka folur mbi praninë e sulmuesit të Interit, i padisponueshëm në dy ndeshjet e fundit dhe aktivizimi i të cilit për ndeshjen e së shtunës kundër Atalanta është ende i pasigurt.
“Pyetja më e madhe – shkruan portali belg ‘Dhnet’ – ka të bëjë me Romelu Lukaku, një futbollist që lufton me një problem që e detyroi atë të humbasë dy ndeshjet e fundit të Interit”
.