August 11, 2022
Portali Shprehja

Lukashenko: Serbia ‘nuk mund të ulet në disa karrige’

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se Serbia nuk do të jetë në gjendje “të ulet në shumë karrige” dhe se ajo, kur është fjala për politikën e saj të jashtme, duhet të zgjedhë.

“Jemi ne, Rusia, Bashkimi Evropian, SHBA e kështu me radhë. Por ata nuk do ta lejojnë të ulet në të gjitha këto karrige”, citohet të ketë thënë Lukashenko duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai tha se Serbisë nuk do t’i lejohet një gjë e tillë, veçanërisht nga Bashkimi Evropian “ku ata janë aq të etur për t’u anëtarësuar”.

Ndërsa duke komentuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Minskut, Lukashenko citohet të ketë thënë se kishte probleme të caktuara, megjithëse autoritetet bjelloruse bëjnë dallimin midis udhëheqjes dhe njerëzve të zakonshëm.

“Ne duhet të bëjmë dallimin midis lidershipit dhe njerëzve të zakonshëm. Nëse do të ishit ‘në këpucët e mia’, si do t’i shihnit të gjitha? Natyrisht, ne duhet ta ndihmojmë popullin serb dhe do ta ndihmojmë. Ne jemi njerëz të tillë. Por ne kemi parasysh politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, ka thënë më tej Lukashenko.

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment