March 1, 2021
Portali Shprehja

Luma: Politika të qëndroj larg interesit shëndetësor të qytetarëve, kemi nevojë për vaksinë kualitative  

Ish zv. Ministri i shëndetësisë dhe njëherit opinionisti, Ilir Luma me porosi deri tek bashkëbiseduesit e tij në “Rruga drejt…”, pavarësisht që janë politikanë, duhet  të lënë mënjanë inatet politike sepse është në pyetje shëndeti i qytetarëve. Sa i përket distribumit të vaksinave ai tha se është një problem me të cilin nuk përballet vetëm Maqedonia por edhe shumë shtete të Unionit Evropian, të cilat madje e dhe kanë kryer çështjen e pagesës. Megjithatë Luma në “Rruga drejtë…’, ngriti edhe një dilemë, ai shprehu shqetësimet e tija lidhur me kualitetin dhe qëndrueshmërinë e vaksinave.

“Ata janë dhe politikanë, por bisedohet për temën mjekësore, për vaksinimin. Mirë do të ishte që ta lëmë politikën pak më anësh dhe të ndërlidhemi me atë që është interes kryekëput shëndetësor i qytetarëve. Problematika e shpërndarjes së vaksinave, përsëri në rrafshin botëror është i madh. Do të thotë, probleme të mëdha janë shfaqë. Del udhëheqësja e Unionit Evropian dhe tregon problemet që ka mbarë Evropa me furnizimin  e shumë shteteve me vaksinën, edhe pse shumë shtete e kanë paguar vaksinën dhe ende nuk janë në gjendje ta marrin mallin që e kanë paguar, gjegjësisht vaksinën. Këtu tek unë si  mjek kjo nuk ngjall dyshim politik, për atë pse ngec, sepse ngecin prodhuesit në prodhimin  e vaksinave. Por tek unë ngjallet një dyshim tjetër, a thua ndodh diçka me vetë kualitetin, qëndrueshmërinë  e vakcinave që tashmë janë në treg. OBSH-ja ka një informatë shumë interesante në lidhje me këtë, gjegjësisht atë e transmeton përsëri përfaqësuesi i Unionit Evropian dhe thotë se duhet të ndërtohet vaksina që tanimë ka dal në treg”, tha Luma.

.

Të Ngjajshme

Kodra e Diellit vazhdon të jetë e mbuluar nga dëbora, më ftohtë në Berovë dhe Mavrovë

admin

SHBA do t`i dhurojë Maqedonisë së Veriut 1.269 pushka M-4

admin

Sot nis regjistrimi i diasporës, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

admin

Leave a Comment