May 11, 2021
Portali Shprehja

“Magazina Ekonomike”, Bekteshi flet për ndihmën që do të marrin restorantet e dasmave dhe ahengjeve

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar në “Magazina Ekonomike”, me tjerash flet edhe për ndihmën që do të marrin nga pakoja e 6 e masave ekonomike, restorantet e dasmave dhe ahengjeve. Përveç kësaj Bekteshi njofton edhe për ndihmën e  njëhershme prej 15 200 denarëve që do të mund të merr çdo firmë e cila nuk punon tanimë një vit, që nga fillimi i pandemisë.

Do të ndalemi tek këto 15200 denarët, do të mund ti marrë çdo firmë që nuk punon një vit, por kjo do të jetë vetëm për një muaj, do të jetë ndihmë e njëhershme, në rast se ka 10 të punësuar do të mund të merr 152 mijë denarë, dhe kjo do të jetë ndihma?.

“Pikërisht, duke mos e kalkuluar edhe masën e kombinuar e cila ka të bëj me kthimin e 30 për qindëshit”, deklaroi Bekteshi.

Të sqarojmë se çka nënkupton kjo masë e kombinuar, gjegjësisht kthimi i 30 përqindëshit. Çfarë mase është kjo?

“Në bazë të të dhënave të cilat i kemi nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) por njëkohësisht edhe nga Regjistri Qendror, nëse bëjmë krahasimin me sektorin e gastronomisë dhe turizmin në përgjithësi, pra nëse bëjmë krahasim nga viti 2020 dhe atë që është paraqitur në vitin 2020 dhe atë të vitit 2019, do të konstatojmë se ka një rënie diku rreth 30 për qind të të hyrave në këtë veprimtari, në përgjithësi në nivel shteti, andaj kemi vendosur që pikërisht për tre javët ku edhe me vendim të  qeverisë, me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse (KSI) janë plotësisht të mbyllura, të marrim përsipër pagesën e 30 përqindëshit të gjiros si mesatare nga vitet paraprake”, u shpreh Bekteshi.

Do të thotë të ardhurat që nuk i kanë realizuar, por kemi dy kategori të objekteve gastronimike, të cilat janë të mbyllura që një vit dhe nuk janë hapur, ata do të marrin për një muaj 30 për qind nga të ardhurat e parealizuara, kjo nënkupton se në 100 mijë denarë do të marrin 30 mijë denarë?

“Kjo do të vlej vetëm për restorantet që organizojnë dasma dhe ahengje”.

 Ato që janë të mbyllura që një vit?

“Pikërisht ashtu, por duhet të theksojmë faktin se gjatë viti të kaluar realizuam edhe masën ku në mënyrë të drejtpërdrejtë në formën e grantit, diku rreth 10 mijë euro kanë përfituar të gjitha restorantet e dasmave dhe ahengjeve të cilët kanë qenë të kategorizuar apo ndërkohë janë kategorizuar, ku janë diku rreth 140 restorante të dasmave”, tha Bekteshi.

“Mos krijohet mjegull në opinion sa u përket restoranteve të dasmave dhe ahengjeve, por njëkohësishtë të njoftojmë edhe pronarët dhe të punësuarit në ato kompani, pra në vitin 2019 mesatarja e paraqitur nga ana e këtyre kompanive ka qenë diku rreth 35 mijë euro. Nëse atë e përpjesëtojmë me 12 muaj do ti bie diku rreth 3 mijë euro, dhe nga 3 mijë euro do të marrin 30 për qind. Kjo është ndihma e cila me modelin e kthimit të përqindjes do tu jepet restoranteve të cilët organizojnë dasma dhe ahengje edhe duhet të shtojmë këtu që për çdo të punësuar do të marrin shtesë prej 15 200 denarë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment