March 29, 2023
Portali Shprehja

Magjistari i Marokut, driblime alla play station duke çuar majtas dhe djathtas mbrojtësin para golit! Luis Enrique e kishte parashikuar (PAMJET)

Marseille ka fituar sot jashte fushe duke mundur Nantes dhe protagonist ishte blerja me e nenvleresuar e veres, Ounahi. Pikerisht ai lojtar qe “detyroi” Luis Enrique te thoshte “ai futbollisti me numer 8 ishte fantastik sepse nuk e njoh…” Nuk ia mbante mend emrin ish-trajneri i Spanjes dhe sic duket goditi ne shenje…

Nje gol spektakolar me dy driblime qe i kane “prishur karrieren” mbrojtesit te Nantes qe u deh sa majtas dhe sa djathtas. Napoli e kërkoi mesfushorin përpara se të kalonte vëmendjen diku tjetër. Ounahi ka nënshkruar për Marseille ne vere per nje shume te afert me 10 mln euro dhe bonuse duke qendruar po ne Ligue 1. Mesfushori maroken mbetet në Ligue 1 pavarësisht ofertave nga Napoli dhe nga Premier League, ku mund te kishte fituar me shume…

GOLI SPEKTAKOLAR I OUNAHI – VIDEO

Pas prezantimit te Marseille futbollisti zbulim ne Boteror sqaroi arsyet e zgjedhjes së tij: “E dija se kishte interesa të forta nga Anglia dhe Italia, por në fund zgjodha Marsejën sepse më kujton pak shtëpinë. Do ta gjej Marokun në këtë qytet. Ata më besuan mua dhe tani do të duhet ta shpërblejë duke treguar cilësitë e mia”.

Këto janë fjalët e tij të publikuara në kanalet zyrtare të klubit francez. Ounahi u largua nga Angers për të qëndruar në ligën franceze dhe menjehere ka lene gjurmet e tij duke shenuar nje eurogol qe duhet pare dhe ripare ne fitoren e arritur nga Marseille e Tudorit sot ne fushen e Nantes.

Marseille qe sivjet duket se e ka seriozisht per te tentuar titullin edhe pse eshte ende larg PSG por djemte e Tudorit do ta provojne deri ne fund jo met kot bene investime qe preken thuajse 45 mln euro duke shtuar edhe sulmuesin Viera nga Braga.

.

Të Ngjajshme

Bayern, shkarkimi i Nagelsmann erdhi pas shfryrjes së Sadio Mane

admin

Arteta i thurr elozhe: Ky është lojtari kyç i Arsenal këtë sezon, po na jep titullin

admin

Inter, Onana “kyç” portën në Europë e zbulon objektivin: Dua të fitoj… gjithçka

admin

Leave a Comment