December 5, 2022
Portali Shprehja

Magleshov: Ambasada e SHBA-së nuk është e kënaqur nga zgjedhja e Abazit

Në komentin e tij rreth vërejtjes së Ambasadores së SHBA-së në vend, lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, gazetari i BIRN Vasko Magleshov vlerëson se bëhet fjalë për një qëndrim të ashpër i cili nuk është vërejtur në 10 vitet e fundit.

“Nuk mbaj mend nga viti 2015 deri më sot që Ambasada të kishte një qëndrim kaq të ashpër, lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vokabulari është përzgjedhur me kujdes, megjithatë fjalët si çuditshëm, tregojnë se Ambasada ka disa aspekte të caktuara rreth të cilave nuk mund të jetë e kënaqur”, tha Magleshov./ Alsat.mk.

.

Të Ngjajshme

Trajneri i Zvicrës zbulon planin për ta ndalur Ronaldon

Pretendon se e kanë rrëmbyer alienët 60 herë, thotë se ka video dëshmi

Kroacia fiton dramën me penallti dhe kalon në çerekfinale

Leave a Comment