September 26, 2022
Portali Shprehja

Maignan-Juventus, zbulimi i bujshëm i Gianluigi Buffon

Mike Maignan është një nga pikat e forta të Milanit. Ardhja e tij për të zënë vendin e Donnarumma, i cili u transferua te PSG në një transfertë të lirë, u mbulua me skepticizëm, por përmes paraqitjeve dhe super pritjeve ai arriti të fitonte mbi të gjithë tifozët kuqezi dhe më gjerë.

Performanca e tij ishte shumë e lartë dhe vendimtare për të fituar Scudetton. Edhe në Serinë A ia njohën vlerën, duke e votuar si portierin më të mirë të sezonit të kaluar. Në fakt, Maignan aktualisht konsiderohet si portieri më i fortë në të gjithë Serinë A.

Vlera e tij ishte e panjohur për shumicën. Në të besuan sidomos Maldini dhe Massara, të cilët e blenë me çmime të volitshme për futbollin e sotëm (15 milionë euro). Megjithatë, ai që vlerësoi menjëherë cilësitë e tij ishte Gigi Buffon.

Ish-portieri i Juventusit, i ftuar në Festivalin dello Sport në Trento, zbuloi disa histori në lidhje me portierin e Milanit. Ja çfarë theksohet: “Maignan? Kur u ktheva nga Parisi te Juventusi më pyetën për portierët. Unë thashë për Maignan të Lille, por askush nuk e mori parasysh. Po pyesja veten pse. Kur Milani e mori, i dërgova një mesazh Maldinit, duke i thënë se pakkush besonte në të, por se ata kishin marrë një top player”.

Raphael Varane, mbrojtësi me përvojë i Manchester United dhe kombëtares franceze, foli dje në konferencën për shtyp dhe foli për portierin kuqezi si më poshtë: “Maignan është një portier që sjell qetësi, si dhe ka shume aftësi në portë. Ai është një person i qetë, i sigurt në forcat e tij dhe është e vërtetë që si mbrojtës është e rëndësishme të ndjesh këtë prani prapa. Nuk është vetëm potenciali që ka, por edhe prezenca që ka në portë”.

Edhe trajneri foli  për Magic Mike, sërish në një konferencë për shtyp. Deschamps tha: “Mike tashmë sezonin e kaluar tregoi besim dhe një nivel shumë të lartë të performancës te Milan, ashtu si Lloris. Nuk mund të ankohem për mungesën e Hugos, do të jetë një mundësi për Mike që të fitojë përvojë ndërkombëtare. Ai tashmë ka disa ndeshje, ka qenë shpesh me ne edhe pse nuk ka dalë gjithmonë në fushë. Është një gjë e mirë, është privilegj për mua të kem portierë kaq të mirë”.

.

Të Ngjajshme

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Humbje rekord te bilanci i Juventusit, klubi kupton se “ja ka futur kot” me investimet dhe zgjedhjet! Ndryshim strategjie?

admin

Leave a Comment