January 31, 2023
Portali Shprehja

Majorka kërkon 20 mln euro, skuadrat nga Madridi në “luftë” për Muriqin

Vedat Muriqi po kalon një nga edicionet e tij më të mira, teksa është lideri absolut i Mjlorka në La Liga. Sulmuesi dardan ka shënuar 8 gola, ndërsa ishte vendimtar dhe në Kupën e Mbretit në mesjavë duke shënuar një gol e duke dhenë një asist.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Atletiko Madrid është bindur për aftësitë e 28-vjeçarit dhe është gati që të ofrojë 15 milionë euro për futbollistin e lindur në Prizren. Në anën tjetër, Majorka fërkon duart, teksa i është përgjigjur gjigantëve të La Liga, duke u kërkuar një shumë prej 20 milionë eurosh për Muriqin. Sulmuesi u transferua përfundimisht tek ekipi ishullor në verë, me Lazion që e shiti për 7 milionë euro. Me largimin e Mateus Kunja, Diego Simeone kërkon një tjetër sulmues dhe Muriqi i plotëson kërkesat e trajnerit argjentinas.

Topi është në anën e Mallorcas që duhet të marrë parasysh dhe anën sportive, pasi Muriqi deri më tani është lojtari më i rëndësishëm që e ka ndihmuar ekipin që të grumbullojë 19 pikë pas 15 ndeshjesh. Bomberi i Kosovës është shënuesi i dytë më i mirë i La Liga, teksa vetëm Robert Levandovski ka bërë më mirë se ai. Nga po 8 gola sa Muriqi kanë shënuar dhe Borha Iglesias i Real Betis dhe Hosellu i Espanjollit.

.

Të Ngjajshme

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

Leave a Comment