November 29, 2020
Portali Shprehja

Makinat luksoze, procedurë parahetimore për Ramiz Merkon

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur procedurë parahetimore për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për blerjen e katër automobilave zyrtarë mes të cilave edhe automobilin e tij Audi A6. Vlera e përgjithshme e automobilave të blerë është 114 mijë euro, ndërsa vetëm Audi A6 kushton 66 mijë euro. Këto automobila janë blerë në vitin 2018, kur komuna kishte borxhe të pashlyera prej rreth 4 milionë euro. Lënda është ngritur nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit i cili kërkon përgjegjësi penale nga kryetari i Strugës për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Nga Prokuroria thonë se prokurori kompetent po ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit.

Të Ngjajshme

Masat e deritashme po japin rezultate, nuk ka nevojë për kufizime të reja

admin

Vazhdojnë negociatat me Bullgarinë

admin

Moti sot me vranësira i shoqëruar me reshje shiu në orët e pasdites

admin

Leave a Comment