September 26, 2020
Portali Shprehja

Maldini: Kemi shumë opsione në merkato, Berlusconi ia del

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, foli në lidhje me fitoren kundër Monzës me rezultatin 4-1. Ai preku disa tema delikate siç është merkatoja e kuqezinjëve dhe mundësia e nënshkrimit të Bakayokos nga Chelsea.

“Kemi shumë opsione. Kemi vendosur një listë përparësish para se merkato të hapej, kështu që tani mund të vazhdojmë me qetësi. Nëse mund ta përmirësojmë skuadrën aktuale, atëherë do ta bëjmë”, – tha ai.

Nuk mund të mungonte dhe një koment për Berlusconin që është i prekur me COVID-19. “I uroj presidentit shërim të shpejtë. Të gjithë e dinë se ai është shkëmb. Galliani ishte i zhgënjyer që nuk ishte prezente, pasi ekipet që ai do më shumë janë Milani dhe Monza.

“Kishim menduar të zhvillonim miqësore çdo vit, pastaj vendosëm që do të ishte më mirë të luanim direkt në Serie A, kur Monza të ngjitet aty”, – tha Maldini.

.

Të Ngjajshme

Flirtim i hapur, talenti i Bodos i shkel syrin Milanit!

admin

Mbrojtësi do të largohet me çdo kusht, Barcelona surprizohet nga lojtari!

admin

Kërkesa e çmendur e Alabas, Bayerni nuk plotëson dëshirën e mbrojtësit (Detajet)

admin

Leave a Comment